Një ekip i programit AKT – LS u takuan me Kryetarin e Novobërdës dhe Kabinetin e tij.

Më 15 Janar 2015 një ekip i programit AKT – LS i përbërë nga z. Nenad Maksimovic Udhëheqës i Komponentës për Angazhim Qytetar/DCOP, z. Artan Avdiu Udhëheqës i Komponentës për Zhvillim të Bizneseve, znj. Merita Kasapolli Udhëheqëse e Komponentës për Zhvillim të Komunave dhe z. Viktor Djokic Inxhinier u takuan me Kryetarin e Novobërdës z. Svetislav Ivanovic dhe Kabinetin e tij.

Gjatë takimit ZShiP prezantoi programin AKT – LS dhe komponentat e tij. Gjithashtu në takim palët u dakorduan për afatin e paraqitjes së prioriteteve për projekte të infrastrukturës dhe për bashkëfinancim në implementimin e atyre projekteve.

Ekipi i programit AKT – LS gjithashtu pati takim me Udhëheqësen dhe Zëvendës-udhëheqësen e grupit të femrave të Komunës së Novobërdës ku u informuan rreth AKT – LS programit dhe proceseve të vendim marrjes dhe përfshirjen e femrave në këtë proces.

Grupi i femrave ka mirëpritur mbështetjen e programit AKT – LS dhe ka deklaruar se do të organizojnë një takim ku do të diskutohen prioritetet e femrave të kësaj Komune për ti paraqitur ato më vonë në programin e AKT– LS.