AKT – LS nënshkruan marrëveshje me Komunën e Ranillugut për Rehabilitimin e shtëpisë së kulturës

Ranillug, Qershor 26, 2015, Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku i përfaqësuar nga Shefi i Programit z. Artan Avdiju dhe kryetari i Komunës së Ranillugut Mr. Gradimir Mikić nënshkruan marrëveshje për Rehabilitimin e shtëpisë së kulturës në Komunën e Ranillugut. Ky projekt do të financohet 68.1% nga Programi AKT-LS dhe 31.9% nga Komuna e Ranillugut.

 

Qendra ekzistuese e kulturës ishte ndërtuar mbi 60 vite më parë dhe është vendi ku organizohen ngjarje te ndryshme kulturore dhe zbavitëse nga banorët pa marrë parasysh kushtet e këqija të kësaj ndërtese.

 

Nga ky projekt do të përfitojnë drejtpërdrejtë rreth 1,500 banorë, kurse përfitues indirekt do të jenë të gjithë qytetarët që do të marrin pjesë në programe të ndryshme. Në veçanti të rinjtë do të kenë më shumë mundësi për organizimin e shumë shfaqjeve kulturore. Ky objekt gjithashtu do tu jap banorëve shumë mundësi në zgjerimin e njohurive të tyre në fusha të ndryshme të kulturës dhe argëtimit.