AKT – LS nënshkruan marrëveshje me Komunën e Obiliqit për ndërtimin e dy rrugëve në fshatin Plemetin

Obiliq, Qershor 26, 2015, Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore i përfaqësuar nga Shefi i Programit z. Artan Avdiju dhe Kryetari i Komunës së Obiliqit z. Xhafer Gashi nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e dy rrugëve “Vidovdanska” dhe “Bratsvo i jedinstvo” në fshatin Plemetin. Ky projekt do të financohet 80.27% nga Programi AKT-LS dhe pjesa tjetër prej 19.73% do të financohet nga Komuna e Obiliqit.

 

Për momentin këto dy rrugë “Vidovdanska” dhe “Bratsvo i jedinstvo” janë në gjendje shumë të keqe.

Kjo lagje e fshatit Plemetin është e banuar nga komunitete të përziera, të përbëra nga Shqiptarët, Serbët dhe RAE. Qasja në rrugën kryesore është e vështirë për këta banorë gjatë sezonave të thata dhe atyre me shi, prandaj këto dy rrugë do të ofrojnë qasje më të lehtë në qendrat sociale dhe administrative si dhe në shërbimet bazë siç janë edukimi, shëndetësia dhe tregu.

 

Pasi që rruga “Vidovdanska” kalon pranë varrezave ortodokse të fshatit kjo gjithashtu do të lehtësoj qasjen e komunitetit Serb për ti praktikuar ceremonitë përkatëse.