Komponenta e Zhvillimit të Komunave

Qëllimi i Komponentës për Zhvillim të Komunave është ngritja e efikasitetit dhe kapaciteteve të administratave të komunave të synuara në përgjigje të nevojave të qytetarëve të tyre. Kjo komponentë gjithashtu do të ketë për qëllim përmirësimin e mbledhjes së të hyrave dhe zgjerimin e kanaleve të të hyrave për komunat e synuara.

Aktivitetet kryesore do të jenë gjetja e nevojave të Qeverive Lokale dhe dizajnimi i programeve për ngritje kapacitetesh posaçërisht për to. Kjo do të arrihet përmes moduleve të trajnimit dhe ushtrimeve për ngritje të kapaciteteve për shërbyes civil. Aktivitete tjera të kësaj komponente do të jenë rritja e prezencës së e-shërbimeve, shërbimeve sociale si dhe edukimi shëndetësia.

Disa nga rezultatet kryesore të kësaj komponentë do të jenë:

  • Përmirësimi i kualitetit, kuantitetit dhe transparencës në ofrimin e shërbimeve komunale;
  • Rritja e të ardhurave vetanake për komunat;
  • Rritja e transparencës së ofrimit të shërbimeve komunale;
  • Rritja e angazhimit të komunitetit në vendimmarrje lokale;